Sun, Nov 24, 2024

Anulimi i mbedhjes mes dy qeverive/ Vjen reagimi i parë nga opozita, Indrit Hoxha: Shqipëria, shteti i parë që sanksionon Kosovën

  • PublishedJune 13, 2023

Sekretari për Diasporën i demokratëve me kryetar ish-kryeministrin Sali Berisha, Indrit Hoxha ka reaguar për deklaratat e kryeministrit Rama gjatë një konfrence për shtyp në lidhje me Kosovën.

Hoxha u shpreh se arritëm në ditën kur Shqipëria bëhet shteti i parë që i vendos sanksione Kosovës.

Ai shtoi se anulimi i mbledhjes së përbashkët të dy qeverive tregon qartësisht lojën politike të kryeministit Rama në interes të Serbisë.

“Ja ku arritem dhe ne kete dite!
Shqiperia, shteti i pare qe i vendos sanksione Kosoves.Anulimi i mbledhjes se perbashket midis dy qeverive tregon qartesisht lojen politike te Rames ne interes te Serbise”, shkroi Hoxha në Facebook.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.