Wed, Mar 19, 2025

Protesta për Veliajn para GJKKO, Bardhi për Drejtorin e Policisë: Të shkarkohet e të ndiqet menjëherë për shpërdorim detyre! Lejoi protestuesit të sulmojnë prokurorë e gjyqtarë

  • PublishedFebruary 12, 2025

Protesta për Veliajn para GJKKO, Bardhi për Drejtorin e Policisë: Të shkarkohet e të ndiqet menjëherë për shpërdorim detyre! Lejoi protestuesit të sulmojnë prokurorë e gjyqtarë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas vendimit të GJKKO-së për të lënë në burg kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Bardhi ka kërkuar shkarkimin dhe hetimin penal për shpërdorim detyre ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, duke shkruar se ka lejuar “turmën e drejtorëve batakçi të Bashkisë Tiranë për të sulmuar në ambinetet e punës gjyqtarë e prokurorë.”

“Horri i bandave në krye të Policisë së Shtetit që lejon turmën e batakçinjëve të Bashkisë së Tiranës që të pengojnë makinat e prokurorëve, gjyqtarëve dhe të korruptuarit Erion Veliaj të hyjnë e dalin lirisht nga GJKKO, duke refuzuar të marrë masat për të garantuar rendin publik, duhet të shkarkohet e ndiqet menjëherë penalisht për shpërdorim detyre.”, shkruan Bardhi.

LEXONI EDHE: “Lali, Lali”- Mbështesit e Veliajt bllokojnë fugonin e policisë pas dënimit me burg! Vendosin pankartat mbi makinë
REAGIM I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI

Horri i bandave në krye të Policisë së Shtetit që lejon turmën e batakçinjëve të Bashkisë së Tiranës që të pengojnë makinat e prokurorëve, gjyqtarëve dhe të korruptuarit Erion Veliaj të hyjnë e dalin lirisht nga GJKKO, duke refuzuar të marrë masat për të garantuar rendin publik, duhet të shkarkohet e ndiqet menjëherë penalisht për shpërdorim detyre.

Guximi i tij për të lejuar turmën e drejtorëve batakçi të Bashkisë Tiranë për të sulmuar në ambinetet e punës gjyqtarë e prokurorë, është guxim prej krimineli që me ndërgjegjie shkel ligjin. Duhet ndëshkim, menjëherë!