Fri, Mar 14, 2025

Arrestimi i Erion Veliajt/ Kryeministri Rama takohet me nënkryetarët në Bashki: Jo vetëm që nuk do të shkarkohet nga detyra, por do vazhdojmë të jemi garantë të palëkundur të drejtësisë

  • PublishedFebruary 13, 2025

Arrestimi i Erion Veliajt/ Kryeministri Rama takohet me nënkryetarët në Bashki: Jo vetëm që nuk do të shkarkohet nga detyra, por do vazhdojmë të jemi garantë të palëkundur të drejtësisë

Kryeministri Edi Rama ka shkuar sërish në Bashkinë e Tiranë për t’u takuar me nënkryetarët.

Kjo është hera e tretë që kreu i qeverisë shkon në institucionin vendor pas vendosjes në pranga të kryebashkiakut Erion Veliaj më 10 shkurt në zyrën e tij me urdhër të SPAK.

Pas arrestimit, kryebashkiaku Veliaj i kaloi firmën nënkryetares Anuela Ristani.

Ndërkohë kreu i qeverisë ka deklaruar se nuk do ta shkarkojë nga detyra Erion Veliajn.

“Jo vetëm kryetari i Bashkisë së Tiranës nuk do të shkarkohet nga detyra, por nga ndalimi i tij ka lindur për ne detyra që të vazhdojmë të jemi garantë të palëkundur të drejtësisë, duke nxitur sa më shumë transparencë për të dalë tek e vërteta”, tha Rama për BIRN.

Ndërkohë ditën e djeshme (12 Shkurt), në një seancë maratonë, GJKKO vendosi vazhdimin e masës së “arrestit me burg” për Erion Veliajn, i cili u dërgua mëngjesin e sotëm në paraburgimin e Durrësit.