Fri, Mar 14, 2025

FOTO/ “Skandal, ky nuk është futboll”, arbitri turk tërbon italianët, nuk kursehet as Gasperini

  • PublishedFebruary 13, 2025

FOTO/ “Skandal, ky nuk është futboll”, arbitri turk tërbon italianët, nuk kursehet as Gasperini

Një penallti e dyshimtë, e akorduar nga një arbitër që në Turqi shkaktoi tërmet, ndërlikon jashtëzakonisht fatin e Atalantës në Champions, me ekipin e Berat Gjimshitit që pësoi një humbje të rëndë 2-1 në transfertë përballë Club Brugge. Pas vetëm 15 minutash lojë, Brugge me një zbritje të shpejt në sulm kapi “mat” Atalanta-n, teksa Jutgla me një goditje të fortë dërgoi topin në rrjetë. Ekipi bergamask iu kundërpërgjigj në fundin e pjesës së parë, ku Pasalic u shërbye në qendër, me kokë mesfushori kroat dërgoi topin në rrjetë duke barazuar shifrat në 1-1.

Në fraksionin e dytë, dy ekipet provuan të gjenin golin e fitores, por momenti më përcaktues edhe në shtesë, me gjyqtari turk Meler akordoi një penallti për faull në zonë, një vendim i dyshimtë që tërboi Atalantën. Nga 11-metra distancë, Nilsson u tregua i saktë duke i dhuruar Brugge fitoren në sfidën e parë të vlefshme për fazën “play-off”. Berat Gjimshiti, kapiteni kuqezi, qëndroi në fushë për 90 minuta, i vlerësuar nga mediat italiane me notën 6.

Në përfundim të ndeshjes, Gasperini u shfaq i tërbuar përpara mediave: “Futbolli po shkon në një drejtim që nuk e di kush e drejton. Unë nuk po i njoh më rregullat e futbollit. A ishte penallti? Nuk e di. Tani jo vetëm që kërcejmë si pinguinë, por duhet të vrapojmë edhe si pinguin. Futbolli tani është ndryshe nga ai që është luajtur prej një shekulli. Tani jemi të detyruar të fitojmë 2-0 kundër një ekipi të mirë. Do të bëjmë gjithçka për të qëndruar në lojë”, u shpreh Gasperini.

“Skandal”, e quan La Gazzetta dello Sport atë që ndodhi në Belgjikë. “Ky nuk është futboll”, shkruan TuttoSport në faqen e parë.

()


AlbaniaWeb.net