“Zidane pasues natyral”, Deschamps “thyen” heshtjen, flet edhe për Mbappe
Për herë të parë, që pas ditës që njoftoi largimin e tij nga Franca, në fund të Botërorit 2026, Didier Deschamps është rikthyer të flas jo vetëm për këtë vendin, por mbi të gjitha për të ardhmen, këtë sheh si pasuesin e tij, apo çfarë mendimi ka për Kylian Mbappe, me këtë të fundit që nuk e grumbulloi për sfidat në Ligën e Kombeve:
“Jam pak i befasuar nga zhurma që u krijua dhe nga rëndësia e këtij vendimi. Ky ishte një vendim që e kisha marrë prej kohësh në kokën time, që pas Botërorit të 2022, e dija shumë mirë që nuk do shkoja më larg se kaq, e dija që Botërori i 2026 do të ishte i fundit për mua në krye të Francës”, u shpreh Deschamps.

Në intervistën e tij për L’Equipe, tekniku i “gjelave” u pyet edhe në lidhje me Zinedine Zidane, i cili prej kohësh shihet si pasuesi i tij: “Kemi shumë respekt mes nesh. Zizu është një kandidat optimal, një kandidat natyral. Të jem i sinqertë nuk e di nëse e dëshiron këtë post. Vendimi do të jetë i tij dhe i presidentit. A do të jetë i grumbulluar Mbappe, a do të jetë sërish ai kapiteni i Francës? Po, ai është kapiteni për mua, por sigurisht do të bëjmë një diskutim mes nesh, të reflektojmë”, theksoi Deschamps.
Gjatë intervistës së tij për prestigjiozen franceze, Deschamps zbuloi se nuk do të dal në pension pasi të jetë tërhequr nga Franca, por do të vijojë të bëj rolin e trajnerit.
()