“Dorëzimi i draftit zbeh autoritetin e Kosovës”, ish-ministri i Jashtëm për anulimin e takimit mes dy qeverive: Rama po i hedh benzinë zjarrit, po i bën sanksionet fakt të kryer
Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu, në një lidhje skype në emisionin “Open” në News24, ka komentuar situatën mes Kosovës e Shqipërisë dhe deklarata e sotme të kryeministrit Edi Rama.
Ai u shpreh se nuk kishte asnjë arsye se përse kryeministri Edi Rama duhej të të njoftonte në një mënyrë kaq publike, me një konferencë për shtyp, anulimin e takimit me qeverinë e Kosovës.
Sipas tij një hap i tillë ishte “hedhje benzine” për situatën dhe një paraprirje që Rama i bën sanksioneve të paralajmëruara nga Bashkimi Europian.
“Ka një presion ndaj Kurtit. Nuk ka asnjë shkak të anulohej mbledhja me qeverinë e Kosovës nesër. Rama po i paraprin sanksioneve, po i hedh benzinë zjarrin e po i bën fakt të kryer. Duhet të ndodhte e kundërta me Shqipërinë dhe qeverinë tonë.
Dorëzimi i draftit anashkaloi Kosovën e zbeh autoritetin e Kosovës.
Nuk shoh asnjë arsye pse në një mënyrë kaq provokative të njoftohej takimi me qeverinë e Kosovës.
Ka një domethënie diplomatike çdo gjë. Ishte një takim me një axhendë të qartë të përgatitur muaj më parë. Kjo nënkupton që ti dëshiron të nxisësh krizën. Rama mund të shkonte atje të bënte takimin dhe më pas me Kurtin e ministrin e Jashtëm të bëhej një takim në një dhomë.
Ka një ekzagjerim të çështjes dhe duhet të bënim të kundërtën”, tha ai.