Sun, Apr 20, 2025

Pas injorimit të vazhdueshëm të Gjesit në shtëpi, Egli shpërthen në lot: Dua të iki

  • PublishedFebruary 14, 2025

Pas injorimit të vazhdueshëm të Gjesit në shtëpi, Egli shpërthen në lot: Dua të iki

Marrëdhënia mes Eglit dhe Gjestit ka kaluar në një moment të rëndë emocional në shtëpinë e Big Brother. Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme për t’u afruar dhe komunikuar me Gjestin, ai ka zgjedhur ta injorojë plotësisht Eglin, duke mos i kthyer asnjë fjalë. Ky qëndrim i ftohtë ka shkaktuar një reagim të fortë te Egli, e cila shpërtheu në lot ndërsa ndodhej në dhomën e grimit, duke i shprehur dhimbjen e saj Rozana Radit: “Kam tre ditë që mezi marr frymë në këtë shtëpi. A ka shpirt ky njeri? Ka tre ditë që dua të iki”.

 

Ndërkohë, Gjesti vazhdonte të qëndronte indiferent dhe i ftohtë, duke hekurosur pa reaguar ndaj emocioneve të saj.

Tani mbetet për t’u parë se si do të vijojë dinamika mes tyre. A do të vendosë Egli të largohet nga loja? Sigurisht, ky moment ka tërhequr shumë vëmendje dhe ka ngritur pyetje për të ardhmen e marrëdhënies së tyre në shtëpi.