Sun, Nov 24, 2024

Rënia e euros, eksportuesit në alarm: Shteti të marrë masa, situata po përkeqësohet

  • PublishedJune 13, 2023

Florian Zekja, përfaqësues i shoqatës “ProEksport” në emisionin ‘Open’ në News24 foli për rënien e euros duke u ndalur edhe tek efektet që sjell në ekonomi.

Gjatë bisedës në studio, Zekja u shpreh se situata aktuale është shumë problematike dhe shteti duhet të marrë masa të menjëhershme.

“Ministrisë së Financave i bëmë një letër në mes të marsit se si është çështja e inflacionit dhe si do të shkojë. Pas shumë debatesh u arrit që për bizneset të merreshin dy masa, që japin frymëmarrje, por nuk zgjidhën gjë. Kjo ishte para zgjedhjeve. Tani situata po përkeqësohet. Ka shumë faktorë që kanë ndikuar në këtë situatë, disa prej të cilave janë; Investimet e huaja, prurja nga turizmi, janë disa po ashtu para e zezë, marketingu në fushata janë të tjera. Eksportuesit po përballen me këtë goditje. Prodhimet vendase po i zëvendësoje ato serbe. Pra efekti domino i shkatërrimit po shihet. U kemi kërkuar të merren masa. Po të vazhdojmë me një rënie, nuk e di se si do të jemi, ose të ridimensionuar të shkurtojmë linjat, apo të mbyllemi fare”, ka thënë ndër të tjera ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.