Sun, Apr 20, 2025

I dënuar për 22 vite burg tek për vrasje dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake, GJKKO lë në regjimin 41bis Altin Kodrën

  • PublishedFebruary 14, 2025

I dënuar për 22 vite burg tek për vrasje dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake, GJKKO lë në regjimin 41bis Altin Kodrën

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka rrëzuar kërkesën e Altin Kodrës, i cili ankimoi kundër urdhrit të Ministrisë së Drejtësisë, për vendosjen e tij në regjimin e posaçëm 41-bis.

Po ashtu, është dënuar në dy raste të tjera, me vendim të formës së prerë nr. 576, datë 02.07.2021 dhe nr. 278, datë 04.05.2022, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për kryerjen e veprës penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në IEVP”, sipas nenit 324/a/1 dhe 324/a/2 të Kodit Penal.

Regjimi i posaçëm “41-bis” është një masë për të burgosurit që janë të përfshirë në veprime të rënda penale, si pjesëmarrës në grupe të strukturuara kriminale, organizata kriminale, banda të armatosura ose organizata terroriste. Ky regjim është një masë për sigurinë e lartë dhe për individët me statusin e të paraburgosurit.