“Nuk fitoni mandat duke burgosur liderët e opozitës!”- Berisha reagon ndaj mesazhit të Vance: Mesazhi i zv.presidentit të SHBA i shkon më shumë kukullës së Soros në Tiranë
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas fjalimit që zv/presidenti i SHBA-së, JD Vance mbajti sot në Konferencën e Sigurisë në Mynih, i cili u shpreh se “Nuk mund të fitoni një mandat demokrat duke censuruar kundërshtarët tuaj apo duke i burgosur, qoftë ai lideri i opozitës, një i krishterë me këmbë në tokë duke u lutur në shtëpinë e vet apo një gazetar i cili përpiqet për të raportuar lajme.”
Sipas Berishës fjalët e zv/presidentit të SHBA-së i shkojnë më së shumti kukullës së Sorosit në Tiranë, Edi Rama.
“Këto fjalë i shkojnë më shumë se kujtdo tjetër, Edi Ramës, kukullës së Xhorxh Sorosit në Tiranë, i cili arrestoi tre liderët e partive kryesore opozitare për të marrë një mandat të katërt. Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës!”, tha Berisha në postimin e tij në Facebook.