Albin Kurti takohet në Mynih me Garry Kasparov: Dikur kampion bote në shah e sot kundërshtari më i mprehtë i Putin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar në Konferencën e Sigurisë që u mbajt në Mynih të Gjermanisë me Garry Kasparov, ish-kampion bote në shah.
Kurti ka publikuar në Instagram foto me Garry Kasparov, ndërsa ka shkruar: “Pas zgjedhjeve në Kosovë e para formimit të qeverisë së re, në Konferencën e Sigurisë në Mynih, në mes të takimeve e diskutimeve me liderë e zyrtarë të lartë të botës, bisedë edhe me Garry Kasparov – dikur kampion bote në shah e sot kundërshtari më i mprehtë i Putin”.