Mon, Nov 25, 2024

Tapeti i kuq i shtruar, tryezat bosh/ Një ditë pasi Rama anuloi mbledhjen e përbashkët, News24 në Gjakovë

  • PublishedJune 14, 2023

Nga ana teknike në Gjakovë gjithçka është gati për mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, edhe pas njoftimit të bërë mbrëmjen e djeshme nga kryeministri Edi Rama për anulimin e saj.

Gazetari Ergys Gjençaj, i ndodhur në Gjakovë, bën me dije për BalkanWeb, se qeveria e Kosovës me keqardhje ka thënë se u anulua në mënyrë të njëanshme, dhe se ata që e pësojnë janë qytetarët, pasi do të nënshkruheshin 13 marrëveshje mes dy vendeve.


Mbledhja ishte parashikuar të niste ditën e sotme në orën 11:00, mbledhje e tretë e këtij lloji.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.