Mbrëmje yjesh, All Star Game “pushton” SHBA, Curry shpallet MVP
All Star Game ishte kryefjala këtë fundjavë në SHBA sa i takon basketbollit. Pavarësisht se jo në formatin e zakonshëm, formula e re e aplikuar këtë vit, duke se u përkrah nga shumica e fansave të koshit, që ishin dëshmitarë në San Franciso të një mbrëmje yjesh.
“Old Stars” (skuadra e Shaquille O’Neal) arriti të fitojë këtë mbrëmje magjike yjesh. Me zbatimin e formulës së re, konkurrenca është rritur pak, pasi vitet e fundit pjesëmarrësit nuk e vlerësonin aq sa duhej këtë event.
Mbrëmja nisi me një lajm jo të mirë për fansat, pasi ishte vetë “ylli” i Lakers Le Bron James që deklaroi se nuk do të ishte pjesëmarrës në All Star Game për shkak të një lëndimi. Kjo ishte mungesa e parë e”mbretit” pas plotë 20 vitesh radhazi kur ka qenë pjesë e natës magjike të basketbollit.
Formati i ri i sheh “All Stars” të ndarë në tre skuadra, me fituesin e lojës “Rising Stars” duke u bërë gjysmëfinalistja e katërt. Të gjithë lojtarët ndërkombëtarë u vendosën në “Team Global Stars”, të drejtuar nga Charles Barkley. Ky ekip fiton 41-32 në gjysmëfinalen e parë ndaj “Young Stars”, duke avancuar më tej.
Në gjysmëfinalen tjetër, veteranët e NBA-së (Team Shaq ose Old Stars) fituan 42-35 ndaj “Rising Stars”.
Në finale, veteranët apo yjet e NBA-së, ku bënin pjesë Curry, Durant, Harden, Lillard, Tatum, Irving etj, fituan 41-25 ndaj ekipit të basketbollistëve të huaj që luajnë në NBA (Team Global Stars).
Curry shënoi 12 pikë në këtë finale, të mjaftueshme për të kapur çmimin MVP të All-Star Game. Ai arriti të ngrejë lart trofeun e MVP pikërish në shtëpinë e tij, në Chase Center të San Franciscos aty ku fansat patën një motiv më shumë për të festuar.