Videolajm/ Në SPAK për masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, Monika Kryemadhi para Prokurorisë së Posaçme me dy gishta
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme për masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Kësaj here, Kryemadhi u fut në oborrin e SPAK-ut e buzëqeshur, duke ngritur dy gishtat, simbol ky i përdorur nga Partia Demokratike.
Kujtojmë se GJKKO ka caktuar ndaj Monika Kryemadhit masës e sigurisë detyrim paraqitje, pasi po hetohet nga SPAK për tre akuza pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish në lidhje me dosjen e CEZ DIA dhe lobimin e LSI-së në SHBA.
Po për këtë dosje po hetohet bashkëshorti i saj, Ilir Meta, me të cilin është në proces divorci. Aktualisht Ilir Meta ndodhet në qeli, pasi ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”.