Sun, Apr 20, 2025

Humbja ndaj Juves, Sommer: Krijuam shumë raste, të fokusohemi te ndeshja e radhës

  • PublishedFebruary 17, 2025

Humbja ndaj Juves, Sommer: Krijuam shumë raste, të fokusohemi te ndeshja e radhës

Portieri i Interit, Sommer tregoi këndvështrimin e tij pas disfatës 1-0 ndaj Juve.

“Është për të ardhur keq, sepse në pjesën e parë luajtëm më mirë se ata dhe duhej të kishim shënuar.

Krijuam shumë raste, bardhezinjtë i pashë nën presion të madh. Pjesa e dytë foli kundër nesh, pësuam një gol dhe dolëm të mundur. Tani duhet ta mbajmë kokën lart, kanë mbetur edhe 13 ndeshje, të cilat janë shumë.

Ndeshjen e radhës e kemi të shtunën në shtëpi, duhet të mendojmë hap pas hapi. Bëmë shumë mirë në pjesën e parë, por nuk arritëm të gjenim golin. Tani duhet të fokusohemi te ndeshja e radhës”.

“Kundërshtarët këtë vit po krijojnë më shumë raste sesa sezonin e kaluar, por ndonjëherë ndikon edhe fati. Për golin, për shembull, Kolo Muani e mori topin mes katër lojtarëve tanë. Duhet të mbrohemi më mirë në këtë lloj ndeshjeje. Pas një pjese të parë siç e zhviluam ne, duhej të kishim marrë të paktën një pikë”- tha ai.


AlbaniaWeb.net