Rayo sfidon Barcelonën, Balliu: E vështirë ndaj tyre, por japim maksimumin
Rayo Vallecano ka një mision mjaft të vështirë këtë të hënë, teksa do kërkojë të dalë me pikë nga ndeshja me Barcelonën. Para ndeshjes, ka folur për mediat, mbrojtësi shqiptar i Rayos, Ivan Balliu.
“Barcelona luan gjithnjë mirë. Ne i kemi analizuar dhe ata gjithmonë kanë luajtur futboll të mirë. Ajo që u ka munguar, është fiziku në vitet e fundit, por këtë vit ata janë top edhe në këtë drejtim. Ata janë skuadra e dytë që vrapojnë më shumë në La Liga, ne jemi të parët (Vajekano).
Përveçse luajnë futboll të mirë, ata janë edhe ‘kafshë’ fizike, ndaj janë shumë të vështirë për t’u mposhtur”, deklaroi Balliu. Më pas ai ka vijuar: “Stili ynë i lojës është të mos presim që skuadrat të kthehen. Ne jemi një skuadër që bëjmë presion lart dhe shkojmë pas skuadrës kundërshtare. Është e vërtetë që do ta kemi të vështirë dhe do të ketë momente kur ata do të na shtypin prapa, siç ndodh me të gjitha skuadrat, por kjo nuk është ideja jonë”- tha ai.