KPK konfirmoi gjyqtaren Yrfet Shkreli
Gjyqtarja e Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm në Elbasan Yrfet Shkreli u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pas një seance të shkurtër dëgjimore gjatë të cilës KPK nuk vuri në dukje probleme në asnjë prej kritereve.
Trupa e kryesuar nga Suela Zhegu, me relatore Genta Tafa Bugo dhe anëtar Roland Ilia, njoftoi vendimin për Shkrelin të mërkurën.
Yrfet Shkreli përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2015 dhe pas një periudhe stazhi në Gjykatën e Tiranës. Ajo e ka nisur karrierën si gjyqtare në Gjykatën e Përmetit, dhe tashmë shërben në Gjykatën e Juridiksionit të Përgjithshëm në Elbasan.