Sun, Apr 20, 2025

“Do të provojmë”, Guardiola “hedh dorashkën” para sfidës vendimtare me Real Madrid

  • PublishedFebruary 18, 2025

“Do të provojmë”, Guardiola “hedh dorashkën” para sfidës vendimtare me Real Madrid

Manchester City triumfoi këtë fundjavë me shifrat e thella 4-0 ndaj Newcastle. Një sukses ky që vjen në momentin e duhur për të rritur besimin tek të besuarit e Pep Guardiolës, në prag të një sfide tepër të rëndësishme, si ajo e së mërkurës ndaj Real Madrid, e vlefshme për fazën play off. “Qytetarët” do të tentojnë përmbysjen e madhe në Santiago Bernabeu të mërkurën, pas humbjes në Etihad 1 javë më parë ndaj madrilenëve.

Ndaj Newcastle u pa një skuadër plot entuziasëm si rrallë ndonjëherë këtë sezon, aty kur skuadra e Cityt ka lundruar në ujëra jo të qeta, duke patur shumë ulje ngritje gjatë këtij sezoni, gjë të cilën e pohon edhe Pep Guardiola, në një intervistë për kanalin zyrtar të klubit anglez:

“Në këtë sezon fatkeqësisht na ka ndodhur shpesh herë që të luajmë ndeshje të nivelit tonë, por ndeshjen e radhës ta humbasim. Rezultatet kanë qenë të dobta, nuk mund ta kisha imagjinuar që në këtë pikë të sezonit të ishim kaq poshtë në renditje”.

Në fund sigurisht Pep u ndal të fliste për sfidën e kthimit në Champions League ndaj Real Madrid, aty ku spanjolli pranon se pas humbjes në ndeshjen e parë shanset janë zvogëluar, por skaudra e tij nuk ka më asgjë për të humbur e do të provojë të sfidojë deri në fund ekipin madrilen:

“Ndaj Real Madrid për shumëkënd ne kemi ndoshta vetëm 1% shanse për të kaluar më tej, por ne do të provojmë, sado të vogla të jenë shanset tona


AlbaniaWeb.net