Fri, Feb 21, 2025

Për herë të parë/ Opinionistët zgjedhin 2 banorë për t’i çuar në nominim

  • PublishedFebruary 19, 2025

Për herë të parë/ Opinionistët zgjedhin 2 banorë për t’i çuar  në nominim

Në spektaklin e së martës, Big Brother VIP Albania 4 prezantoi një format të ri televotimi, ku për herë të parë në historinë e edicionit shqiptar, opinionistët ishin ata që zgjodhën banorët për nominim. Ky ndryshim, i ngjashëm me formatin italian Grande Fratello, solli surpriza dhe diskutime mes publikut.

Opinionistët Arbër Hajdari dhe Neda Balluku zgjodhën nga një banor nga grupet e krijuara në shtëpi. Arbëri vendosi të nominojë Loredanën, duke argumentuar se ajo bëhet më aktive kur është në rrezik, ndërsa Neda zgjodhi Livian, duke e konsideruar si konkurrenten më të rrezikuar.

Tani, televotimi do të vendosë se cila nga vajzat do të largohet nga shtëpia, ndërsa dinamika e lojës vazhdon të ndryshojë.