Dyshohet se përndoqi dhe përdhunoi të dashurën, arrestohet i riu nga Laçi
TIRANË
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 26-vjeçar pasi dyshohet se ka përdhunuar të dashurën e tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin D. N., 26 vjeç, banues në Laç, pasi dyshohet se ka përndjekur të dashurën e tij, dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatëa së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–