Mon, Apr 21, 2025

Reali mendon për t’u larguar nga kampionati spanjoll, Tebas: Mashtrim

  • PublishedFebruary 19, 2025

Reali mendon për t’u larguar nga kampionati spanjoll, Tebas: Mashtrim

Largimi i mundshëm i Real Madrid nga kampionati spanjoll prej ditësh është kthyer në një çështje kryesore. Los Blancos janë të pakënaqur nga abitrimi, të cilin, sipas tyre, shpeshherë e kanë patur kundër.

Rreth kësaj teme ka dhënë mendimin e tij, presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Javier Tebas.

“Është një mashtrim. Është e pamundur dhe ata vetë e dinë këtë. Ekziston një ligj sporti që thotë se klubet spanjolle janë të detyruara të luajnë garat kombëtare.
Kërcënimi i tyre përdoret për të riafirmuar strategjinë që po ndjekin. Në cilën ligë do të shkojnë?!”, deklaroi Tebas.

(J.S/)


AlbaniaWeb.net