“Të dënohet autori”, u përplas për vdekje nga një makinë, shokët e Enjo Saliajt protestë te Prokuroria. Shoferi që shkaktoi aksidentin i kërkon falje familjes
Më shumë se 4 muaj pas vdekjes tragjike të 18-vjeçarit Enjo Saliaj, shokët e tij kanë protestuar sot para prokurorisë duke kërkuar dënimin e autorit të aksidentit.
Enjo Saliaj ishte djali i Kudret Saliajt, i cili u vra nga ish-vjehrri për shkak të konflikteve që kishte me ish-gruan. Si ish-vjehrri ashtu dhe ish-gruaja ndodhen në burg.
18-vjeçari u përplas nga një makinë mbrëmjen e 2 shkurtit të këtij viti teksa lëvize me një skuter elektrik në zonën e Freskut. Aksidenti tragjik ndodhi pak ditë para se të dëshmonte në procesin ndaj nënës dhe gjyshit që i vranë babain.
Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se ka kaluar për gjykim çështja penale ndaj shoferit Sildi Krashi që përplasi për vdekje Saliajn. I pandehuri i kërkoi falje familjes ne sallën e gjyqit e shprehu pendesë.
Policia arrestoi atë kohë 19-vjeçarin me inicialet S. K., i cili drejtonte automjetin që ishte në pronësi të dikujt tjetër.
Nga verifikimet ka rezultuar se shtetasi S. K. ishte i pajisur me lejen përkatëse të drejtimit dhe nuk ka qenë nën efektin e alkoolit në kohën që është përfshirë në aksident. Në përfundim të veprimeve, shtetasi S. K., 19 vjeç, banues në Tiranë, u arrestua në flagrancë dhe materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–