Sun, Feb 23, 2025

Një vështrim vizual mbi vazhdimësinë e bunkerëve në relievin shqiptar

  • PublishedFebruary 19, 2025

Një vështrim vizual mbi vazhdimësinë e bunkerëve në relievin shqiptar

Bunkerët – këto struktura të braktisura të mbetura nga koha e komunizmit gjenden kudo përgjatë relievit shqiptar – përgjatë rivierës, mes kodrave, apo dhe fushave të hapura.

Prej vitesh ata kanë tërhequr vëmendjen e turistëve, gazetarëve dhe vizitorëve të huaj, disa prej tyre të interesuar në historinë e vendit apo të Luftës së Ftohtë, e disa të tjerë adhurues të subkulturës së eksplorimit urban apo “turizmit të errët” (dark tourism).

ët u ndërtuan gjatë regjimit komunist të liderit , i cili i ndërtoi këto struktura si pjesë e strategjisë së mbrojtjes nga armiku, por ata sot mbeten një simbol i paranojës komuniste, pasi asnjë prej tyre nuk u përdor kurrë për qëllimin fillestar për të cilin u krijuan.

pjesa më e madhe e bunkerëve kanë strukturën e “bunkerëve kërpudhë”, me një përllogaritje të historianëve të një numri që vlerësohet në 175.000 bunkerë në gjithë vendin.

Gjatë dekadës së fundit shumë prej tyre janë shembur si pjesë e planeve të rimëkëmbjes urbane në Shqipëri, teksa një pjesë e atyre që kanë mbetur janë përdorur për qëllime të ndryshme tregtare, urbanistike apo artistike.

Riaktivizimi apo mirëmbajtja e këtyre strukturave kërkon përfshirjen e komuniteteve lokale, historianëve apo edhe vetë instancave përgjegjëse për trashëgiminë kulturore.

Nga ana tjetër, transformimi i bunkerëve historikë në hapësira kulturore, turistike apo edukative do të stimulonte ruajtjen e trashëgimisë, rritjen ekonomike, si edhe gjithëpërfshirjen e komunitetit dhe zhvillimin shoqëror.