Aksident me makinë në Këlcyrë/ Përplasen dy automjete, mbetet i plagosur njëri nga shoferët
Një aksident raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 18:30, në aksin rrugor të quajtur “Ura e Leklit-Këlcyrë”, në hyrje të qytetit të Këlcyrës.
Sipas informacioneve paraprake nga policia, mësohet se dy automjete janë përplasur, e për pasojë ka mbetur i plagosur një nga drejtuesit e mjeteve.
Mësohet se i lënduar ka mbetur shtetasi me iniciale D.K, 64 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Gjirokastrës, nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit tjetër, u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.