Sat, Feb 22, 2025

Çerekfinalja e Kupës së Kosovës, nuk mungojnë përballjet interesante

  • PublishedFebruary 19, 2025

Çerekfinalja e Kupës së Kosovës, nuk mungojnë përballjet interesante

Sot në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës në prani të Komisionit të Garave dhe përfaqësuesve të klubeve është hedhur shorti për fazën çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll, duke përcaktuar përballjet e kësaj faze të rëndësishme të garës.

Ndeshjet do të zhvillohen më 26 shkurt dhe premtojnë sfida interesante mes ekipeve që synojnë të avancojnë në gjysmëfinale.

Çiftet çerekfinale:
Drenica – Ferizaj
FC Malisheva – Llapi
Prishtina e Re – Drita
Vëllaznimi – Prishtina


AlbaniaWeb.net