Sun, Nov 24, 2024

Zbuloni Këshillat Më Të Mira Nga Njerëzit Që Humbën 10 Kilogramë Në Një Muaj!

  • PublishedJune 14, 2023

Kur po përpiqeni të humbisni peshë, një burim frymëzimi është edhe njohja me historitë e suksesit dhe sekretet e individëve të tjerë që tashmë i kanë hequr kilogramët e padëshiruar. Sigurisht, trupi i secilit është i ndryshëm dhe ajo që funksionon për një person mund të mos funksionojë për dikë tjetër.

Humbja e peshës është një udhëtim unik për të gjithë. Por vetëm përmes regjimit ushqimor dhe stërvitjes fizike, ju mund të arrini qëllimet tuaja për të përmirësuar shëndetin dhe mirëqenien tuaj.

Në këtë artikull AgroWeb.org ju njeh me disa metoda që ndihmuan individë të caktuar të humbasin 10 kilogramë në një muaj.

Konsumoni më shumë ushqime të plota dhe më pak ushqime të përpunuara

Kjo është një mënyrë e shkëlqyer për të hequr kilogramët e padëshiruar, sepse do të ngopeni me ushqime të shëndetshme që janë plot me fibra, vitamina, minerale dhe antioksidantë që sigurojnë lëndë djegëse për metabolizmin tuaj. Për më tepër, ato nuk do t’ju japin yndyrna dhe sheqerna të shtuara të cilat kanë shumë kalori, e as kripë të shtuar dhe konservues, që rrisin inflamacionin duke e bërë më të vështirë humbjen e peshës.

Përgatitja paraprake e ushqimeve të shëndetshme në shtëpi

Një tjetër këshillë e provuar dhe e vërtetë është që të gatuani vetë vaktet që do të konsumoni gjatë ditës. Kur hani në një restorant, ju vërtetë mund të porosisni një pjatë që në pamje të parë duke si e shëndetshme, por në fakt ajo mund të përmbajë një sasi të madhe gjalpi,  vaj ulliri ose salca të pasura me kalori. E nëse i përgatisni vetë ushqimet tuaja ju mund të kontrolloni më lehtë sasitë e përbërësve që përdorni.

Stërvitja me pesha

Nëse po kërkoni të humbisnii peshë, ngritja e peshave është një zgjedhje e shkëlqyer! Kështu do të hiqni yndyrën e tepërt dhe do të ndërtoni muskuj të cilët përshpejtojnë shkallën metabolike, duke ju ndihmuar të digjni më shumë kalori edhe kur flini. Muskujt mund të djegin tre herë më shumë kalori kur janë duke pushuar.

Gjurmoni ushqimin që konsumoni

Gjurmimi i ushqimit që konsumoni fuksionon vërtetë, sepse ju bën më të përgjegjshëm për zgjedhjet tuaja ushqimore. Hulumtimet kanë treguar se njerëzit që gjurmojnë atë që hanë humbasin dy herë më shumë peshë sesa ata që nuk e bëjnë këtë.

Kyeni aktivitein fizik që iu përshatet më së miri

Nëse nuk ju pëlqen një ushtrim i caktuar, por e detyroni veten ta bëni atë, nuk ka gjasa që t’i përmbaheni atij regjimi stërvitor për një kohë të gjatë. Këtë mund ta vëreni shpesh me ata që nuk e pëlqejnë vrapin. Megjithëse vrapi mund të djegë shumë kalori, kur njerëzit që nuk e pëlqejnë atë priren të heqin dorë plotësisht.

Ecni 5 km në ditë

Ecja është e shëndetshme për mendjen, trupin dhe shpirtin. Një individ prej 150 kilogramësh do të djegë rreth 300 kalori duke ecur 5km në ditë. Edhe pse kjo është e barabartë me një humbje peshe nën tre kilogramë gjatë muajit, zakonisht kur njerëzit fillojnë të ushtrohen, ata mund të adoptojnë sjellje të të shëndetshme në mënyrë të pandërgjegjshme. Kështu që mund të humbasin edhe më shumë peshë. /AgroËeb.org