Mon, Feb 24, 2025

Nuredin Dumani rrëfen njohjen me Gentian Sharrën dhe Talo Çelën! Zbulohet si u organizua grabitja e argjendarit në Elbasan: Na thanë goditeni me levë hekuri

  • PublishedFebruary 20, 2025

Nuredin Dumani rrëfen njohjen me Gentian Sharrën dhe Talo Çelën! Zbulohet si u organizua grabitja e argjendarit në Elbasan: Na thanë goditeni me levë hekuri

I penduari i drejtësisë, vrasësi me pagesë, Nuredin Dumani ka dëshmuara në seancën gjyqësore për dosjen “Plumbi i Artë”. Gazetarja e News24, Klodiana Lala raporton se avokatëve iu dha e drejta ta pyesin dëshmitarin e drejtësisë, Nuredin Dumanin, mbi ngjarje të ndryshme kriminale.

Gjykata vendosi të hapë edhe dyert për mediat pas disa javësh, kur vendosi që me kërkesë të Prokurorisë ta vijonte gjyqin me dyer të mbyllura.

Gjatë seancës Nuredin Dumani ka rrëfyer njohjen me Gentian Sharrën dhe grabitjen e realizuar në Elbasan në një argjendari.

Ai ka treguar se kjo goditje ishte planifikuar nga Gentian Sharra, ndërkohë që këtë të fundit e ka njohur nga Talo Çela.

“Unë se kisha parë më parë viktimën po e kishte planifikuar, Gentian Sharra. Unë kam shkuar vetëm në datën e ngjarjes. Gentian Sharra na tha do ta godisja me levë hekuri. Ishte në një parking Planin e kemi biseduar tek shtëpia e Talo Çelës, e cila ndodhet në afërsi të lokalit të Gent Sharrës.

Ështe një shtëpi dy katëshe dhe çati. Nuk ka pasur portë ka qenë me rrjetë. Viktima që e grabitëm ishte trup i mbushur më gjatë si unë. Për veshjen nuk e mbaj mend.

Kishte ora, varse floriri diku tek 8 kg e 300 gram. I morën shkuan tek shpita e Talos dhe i kam zbardhur në tavolinë. Mjeti që u kthyen nga grabitja me Benz 2500”, ka thënë Nuredin Dumani.

Nga seanca ne GJKKO

Avokati Sokol Hazizaj: Në cilat qytete keni jetuar?

Nuredin Dumani : Jam shpërngulur nga Dibra drejt Rrogozhinës, kam shkuar në Durrës dhe kam lëvizur vetë herë pas here. Në 2020 kam marr apartament në Elbasan përballë parkut.

Avokati: A njiheni me rrugët?

Nuredin Dumani: Varet çfarë rruge, deri diku i njoh…

Avoakti: Gentian Sharrën nga e njihni?

Nuredin Dumani: E njoh nga Talo Çela në vitin 2010

Avokati: Në cfarë rrethanash?

Nuredin Dumani: Kishte një lokal në Bradashesh në rrugën e vjetër! Aty kishte një servis dhe një lokal. Kam bërë shumë grabitje, por mbajnë mend grabitjen në Elbasan në një argjendari, rreth vitit 2011.

Unë se kisha parë më parë viktimën, por e kishte planifikuar, Gentian Sharra. Unë kam shkuar vetëm në datën e ngjarjes.

Gentian Sharra na tha do ta godisja me levë hekuri. Ishte në një parking! Planin e kemi biseduar tek shtëpia e Talo Çelës, e cila ndodhet në afërsi të lokalit të Gent Sharrës.

Është një shtëpi dy katëshe dhe çati. Nuk ka pasur portë ka qenë me rrjetë. Viktima që e grabitëm ishte trup i mbushur më gjatë si unë. Për veshjen nuk e mbaj mend.

Kishte ora, varse floriri diku tek 8 kg e 300 gram. I morën shkuan tek shpita e Talos dhe i kam zbardhur në tavolinë. Mjeti që u kthyen nga grabitja me benz 2500.