Sun, Nov 24, 2024

SPAK ekzekuton 15 urdhër-arreste për disa pjesëtarë të një grupi kriminal, mes të arrestuarve dhe policë. Zbardhen akuzat

  • PublishedJune 14, 2023

SPAK ekzekuton 15 urdhër arreste për disa të dyshuar, pjesëtarë të një grupi kriminal.

Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodiana Lala, e cila raporton se mes të arrestuarve janë dhe dy policë të Portit të Durrësit.

Po kështu mësohet se tyre është dhe ish-shoferi i Ardi Veliut, i cili ka qenë Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, i cili aktualisht mban postin e kreut të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Mësohet se hetimet erdhën pas letërporosisë së autoriteteve franceze. Sa i përket akuzave të ngritura nga SPAK, bëhet fjalë për disa vepra penale:
Për kryerjen e veprave penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal;
“Ushtrimi pa licencë i veprimtarisë bankare”, kryer në formën;e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal.
Kontrabanda me mallra të tjerë, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal;
“Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”;
“Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.