VIDEO/ Roma thyen Porton, kalon fazën e Play Off në Europa League, eliminohet Galatasaray
Roma kalon fazën e Play Off të Europa League. Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë, ekipi i Ranierit triumfoi 3-2 me përmbysje ndaj Portos.
Në “Olimpico”, goli i Samu motivoi vendasit, me Dybalën që ktheu gjithçka në favor të Romës, me anë të një dopiete. Në pjesën e dytë, goli i Pisillit “vulosi” kualifikimin.
Një autogol në fund ngushtoi shifrat, por nuk kishte më kohë për Porton për t’u futur në lojë.
Nuk ia del Galatasaray. Ekipi turk pasi u mund 4-1 në ndeshjen e parë, takimi i kthimit ndaj AZ Alkmaar përfundoi 2-2.
(J.S/)