“Abissnet Superiore”/ Dinamo City – Laçi ngre siparin e javës së 26-të
Ndeshjet e javës së 26-të të kampionatit “Abissnet Superiore” do të luhen sot dhe nesër.
Dinamo City – Laçi është sfida që do të çelë siparin e javës së 26-të. Sfida do të luhet sot në “Elbasan Arena” në ora 15:00. Sakaq, në ora 17:30 do të luhen dy ndeshje të tjera. Vllaznia do të presë Elbasanin në “Loro Boriçi”, ndërsa Partizani luan ndaj Bylisit në stadiumin “Arena e Demave”.
Të shtunën do të luhen dy ndeshjet e tjera, që janë programuar në të njëjtin orar, 17:00. Skënderbeu – Egnatia do të luhet në Korçë, me rrogozhinasit të cilët kanë fituar 9 sfida radhazi. Sakaq, Teuta pret bardheblutë e Tiranës në stadiumin “Niko Dovana”.
Java e 26-të e kampionatit “Abissnet Superiore”
Dinamo City – Laçi, 21 shkurt, ora 15:00
Vllaznia – AF Elbasani, 21 shkurt, ora 17:30
Partizani – Bylis, 21 shkurt, ora 17:30
Skënderbeu – Egnatia, 22 shkurt, ora 17:00
Teuta – Tirana, 22 shkurt, ora 17:00