Sat, Feb 22, 2025

Afrim i bujshëm te Partizani/ Eleke drejt rikuperimit, nigeriani nis stërvitjen me ekipin

  • PublishedFebruary 21, 2025

Afrim i bujshëm te Partizani/ Eleke drejt rikuperimit, nigeriani nis stërvitjen me ekipin

Një nga afrimet më të bujshme te Partizani është Blesing Eleke. Nigeriani ka ardhur për të mbuluar boshllëkun e lënë nga bashkëkombasi i tij, Kristian Mba.

28-vjeçari në letër është një lojtar i nivelit të lartë dhe ka cilësinë për të bërë diferencën në Kategorinë Superiore. Megjithatë, fati i keq e ndeshi me një dëmtim që në seancën e dytë stërvitore.

Nigeriani është duke rikuperuar një tërheqje muskulore të gradës së parë, por duket se pritja po merr fund. Mësohet se nigeriani i është bashkuar skuadrës pjesërisht në stërvitje dhe ka nisur të punojë për të rritur formën e tij fizike, pasi dëmtimi mund të quhet i shëruar tashmë.

Në klub po përpiqen të tregohen të duruar me sulmuesin për shkak se ai numëron afro 7 muaj pa luajtur në një ndeshje zyrtare. Sakaq, po ndiqet me vëmendje edhe situata e Buxhelajt, që ka pasur shqetësime shëndetësore së fundmi.


AlbaniaWeb.net