Sfidat e radhës me Vllazninë, fatet e sezonit të Elbasanit vendosen në Shkodër
Praktikisht në dy sfidat e radhës kundër Vllaznisë, Elbasani luan fatet e sezonit.
Kjo e kampionatit është vendimtare për objektivin e mbërritjes në katërshe. Në rast humbjeje shpresat do të veniteshin shumë.
Nga ana tjetër, Kupa është një “plan B” për Europën dhe në sfidën e dytë po në Shkodër do të kërkohet kualifikimi pas barazimit pa gola në sfidën e parë të luajtur në “Elbasan Arena”. Sezoni verdheblu vendoset në Shkodër.