Sat, Feb 22, 2025

“Zelensky nuk është i rëndësishëm që të jetë në takimet e paqes me Rusinë” – Trump: Macron dhe Starmer s’kanë bërë asgjë për t’i dhënë fund luftës!

  • PublishedFebruary 21, 2025

“Zelensky nuk është i rëndësishëm që të jetë në takimet e paqes me Rusinë” – Trump: Macron dhe Starmer s’kanë bërë asgjë për t’i dhënë fund luftës!

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se ai nuk mendon se është “e rëndësishme” që presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky të jetë i pranishëm në bisedimet e paqes me Rusinë.

Duke folur në Fox News, Trump tha për Zelensky, “Unë nuk mendoj se ai është shumë i rëndësishëm të jetë në takime”.

Presidenti amerikan shtoi: “Ai e bën shumë të vështirë arritjen e marrëveshjeve.”

Ndërsa për kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer dhe presidentin francez Emmanuel Macron tha se “nuk kanë bërë asgjë për t’i dhënë fund luftës së Rusisë me Ukrainën”.

Trump u pyet për takimet e tij të ardhshme me Starmer dhe Macron dhe e ndërpreu biseden duke thënë: “Ata nuk bënë asgjë…asnjë takim me Rusinë!”

“Macron është një mik i imi”, vazhdoi ai, duke shtuar se Starmer ishte “një djalë shumë i mirë”, por asnjëri prej tyre nuk ka bërë asgjë.