“Do hidhem nga çatia!”- Gruaja e denoncoi për dhunë, policia arreston shqiptarin dhe e dërgon në spitalin psikiatrik! 50-vjeçari arratiset
Një ngjarje e rëndë ka shkaktuar trazira në zonën e Akratës në Greqi, pasi një 50-vjeçar shqiptar është arratisu nga spitali psikiatrik.
50-vjeçari mësohet se është arrestuar për dhunë në familje pasi ka kërcënuar bashkëshorten e tij 45-vjeçare.
Siç raportojnë mediat greke, 45-vjeçarja ka telefonuar autoritetet për të denoncuar ngjarjen dhe ka deklaruar se ai është shprehu se do hidhej nga çatia.
Mësohet se policia ka arrestuar shqiptarin dhe e kanë dërguar në klinikën psikiatrike të Spitalit Universitar të Patrës. Megjithatë, 50-vjeçari ka arritur të arratiset nga klinika dhe është në kërkim.
Policia ka vepruar menjëherë, duke vendosur postblloqe në zonën ku ndodhet shtëpia e familjes, ndërsa gruaja dhe fëmijët e tij janë të sigurt në komisariat.