Gol në Çeki, Qazim Laçi shënon për Spartën e Pragës
Qazim Laçi protagonist. Mesfushori shqiptar ka realizuar me Spartën e Pragës, në ndeshjen ndaj Ceske.
Laçi zhbllokoi sfidën në minutën e 64-t, ku pas asistit të Panak, goditi saktë në hyrje të zonës, duke përshëndetur rrjetën. Ky gol i dhuroi avantazhin Spartës së Pragës, që 11 minuta më vonë shënoi edhe të dytin me Zeleni.
Ky ishte goli i dytë në kampionat për Qazim Laçin, i cili është aktivizuar 19 ndeshje si dhe ka regjistruar edhe 3 asiste.