Sun, Feb 23, 2025

Fotot nga paparazzi/ Bojken Lako shfaqet i vetëm në Tiranë, stili i pandryshuar i kantautorit! Çfarë po ndodh me jetën e tij private

  • PublishedFebruary 22, 2025

Fotot nga paparazzi/ Bojken Lako shfaqet i vetëm në Tiranë, stili i pandryshuar i kantautorit! Çfarë po ndodh me jetën e tij private

Është e pamundur mos ta shquash Bojken Lakon në rrugët e Tiranës. Kantautori i njohur për stilin e tij prej ‘rokeri’, vijon të mbetet ndër emrat më të lakuar në tregun muzikor. Me një angazhim të gjatë dhe gjithnjë me të reja nga karriera e tij, por edhe jeta private, artisti ia ka dalë që të qëndrojë në tregun e showbizzit.

Këtë herë, ka qenë paparaci ynë që i ka shkrepur një moment nga e përditshmja e tij. Krejt i vetëm dhe i pashqetësuar nga sytë e kureshtarëve, kantautori është fotografuar në rrugët e Tiranës. Si gjithnjë me një stil që është e pamundur të mos bjerë në sy, Bojkeni nuk ka zhgënjyer as këtë herë. Me flokët biond dhe me veshjen tamam prej rokeri, ai duket se për diku ka qenë duke nxituar.

bojken lako

Sa i përket daljeve në media, apo jetës private, Bojkeni ka preferuar që të jetë disi më i tërhequr, duke preferuar që mos të flasë shumë. Lidhja e tij e fundit publike ka qenë para dy viteve, ku kantautori shfaqej më i dashuruar se kurrë, duke bërë edhe postime romantike për partneren e tij. Bojken Lako dukej se po shijonte një histori të re dashurie. Ndonëse kishte preferuar ta mbante sekret identitetin e saj, më në fund kantautori është ‘dorëzuar’.

bojken lako 1

Në rrjetet sociale ai ka publikuar foto romantike me Izzy, bionden simpatike që i ka fituar zemrën. Kur ajo festonte ditëlindjen e saj dhe në këtë ditë të veçantë këngëtari ka publikuar një foto ku shfaqet krah saj ku i bën dhe urimin e ëmbël: “Edhe 100 dashuria ime”– shkroi Bojkeni. Dyshja ishte bashkë në atë kohë prej disa muajsh, duke preferuar që këtë histori ta zhvillojnë larg fokusit mediatik.

bojken lako 2

Vetë Bojkeni foli në media në lidhje me marrëdhënien e re, por duke preferuar mos të ndajë shumë detaje.

“Jam në një marrëdhënie. E vërteta është se nuk kam reaguar. Sepse unë këto portalet i shoh si maskota. Është e vërtetë që jam në një lidhje, por nuk më pëlqen të flas për jetën private”, tha Bojken në një intervistë disa kohë më parë.