Sun, Feb 23, 2025

Rinis procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë! Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi në seancë maratonë për 4 ditë

  • PublishedFebruary 23, 2025

Rinis procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë! Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi në seancë maratonë për 4 ditë

Javën e ardhshme rinis procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Hagë.

Seancat gjyqësore do të mbahen nga dita e hënë deri në të enjten, çdo ditë në orën 09:00, siç raporton Bota Sot.

Kujtojmë se dëshmitarët do jenë Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Gjatë kësaj jave, në Gjykatën Speciale u mbajtën dy konferenca dhe vetëm një seancë gjyqësore, gjatë së cilës ish-presidenti Hashim Thaçi pati probleme shëndetësore.

Të martën, më 18 shkurt, Gjykata Speciale vendosi të zgjasë masën e paraburgimit për dy muaj për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, të cilët po përballen me akuza për krime lufte.

Ndërkohë, dje kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, vendosi për modifikimin e dënimeve të Sabit Januzit dhe Ismet Bahtijarit, duke lejuar lirimin e tyre me kushte të përcaktuara në vendimet përkatëse.