Sun, Feb 23, 2025

Dy banorë si një lojtar i vetëm/ Cila ishte zgjedhja e Gjestit?

  • PublishedFebruary 23, 2025

Dy banorë si një lojtar i vetëm/ Cila ishte zgjedhja e Gjestit?

Në spektaklin e fundit, Gjesti mori dy vendime që ndikojnë ndjeshëm lojën.

Së pari, ai vendosi që Valbona dhe Laerti të luajnë si një lojtar i vetëm deri në një moment të pacaktuar.

Ndërsa vendimi i dytë lidhej me rikthimin e ish-banorëve, ku ai përzgjodhi 7 emra:

Klajdi, Krisa, Redoni, Gerti, Amber, G Bani dhe Jozi.

Nga këta, tre do të kenë mundësinë të rikthehen nëpërmjet televotimit. Deri atëherë, çdo gjë mbetet për t’u parë.