Mon, Nov 25, 2024

Çfarë ndodh nëse ndahen? Ronaldo i siguron Georgina-s një pasuri marramendëse

  • PublishedJune 14, 2023

Prej disa kohësh po përflitet se Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez janë drejt ndarjes. Por deri më tani, as futbollisti me famë botërore dhe as modelja e famshme nuk e kanë konfirmuar një gjë të tillë.

Teksa dyshja në publik shfaqen shumë të afërt me njëri-tjetrin, sërish lajmet për një ndarje të mundshme po bëjnë xhiron e rrjetit.

Së fundmi, media portugeze “TV GUIA” ka treguar se çfarë do të ndodhte pasi çifti të arrinte një lloj “marrëveshjeje paramartesore”.

Çfarë ndodh nëse ndahen? Ronaldo i siguron Georgina-s një

Kjo marrëveshje ekziston në rast të problemeve mes çiftit dhe bashkë me të, Georgina do të merrte një mbështetje të madhe ekonomike nëse ata do divorcohen.

Sipas tyre, nëse influencerja do të ndahej nga Ronaldo, gjatë gjithë jetës së saj çdo muaj ajo do të merrte një pagesë prej 100,000 euro, ndërsa gjithashtu në emrin e saj do të kalonte edhe shtëpia në La Finca, në Madrid.