Flick: Olmo mund të kthehet titullar. Situata konktraktuale? Jam i befasuar nga disa gjëra në klub
Në prag të gjysmëfinales së Kupës së Mbretit kundër Atlético Madrid, Hansi Flick la të kuptohet se mesfushori Dani Olmo mund të jetë titullar pas katër ndeshjesh si zëvendësues.
“Mendoj se ai mund të jetë titullar, por ne duhet ta menaxhojmë me kujdes.
Goli i tij kundër Las Palmas ishte shumë i rëndësishëm”, tha trajneri gjerman në konferencën për shtyp.
Flick komentoi gjithashtu situatën kontraktuale të Olmos: “Nuk dua të shkoj shumë larg, për mua e vetmja gjë që ka rëndësi është se ai mund të luajë tani. Jam i befasuar nga disa gjëra që ndodhin në klub, por jam i lumtur që jam këtu”, shtoi trajneri.
(J.S/)