Trajneri i Lazios: Nuk dua hakmarrje ndaj Interit, por objektivat i kemi të qarta në Kupë
Trajneri i Lazios, Baroni foli për SportMediaset, në prag të ndeshjes kundër Interit në Kupën e Italisë.
“Dëshirojmë të bëjmë mirë në Milano dhe të përpiqemi të kalojmë në raundin tjetër.
Hakmarrje për humbjen 6-0 në kampionat? Jo, në një farë mënyre ajo disfatë na shërbeu.
Ne luajmë me përulësi, por duke ruajtur identitetin tonë, me ritëm dhe guxim. Duhet të provojmë të fitojmë”- tha Baroni.
(J.S/)