Rama i përgjigjet kritikëve që thonë se Tirana s’reagoi për arrestimin e 3 policëve: Kush kërkon t’i hedhim benzinë zjarrit, nuk do t’ja dijë për Kosovën
Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me rrëmbimin e 3 policëve të Kosovës nga forcat serbe ‘Kobra’.
Nëpërmjet statusit në ‘Tëitter’ Rama thotë se kushdo që kërkon t’i hedhë benzinë zjarrit duke ngritur akuza, nuk do t’ja dijë për Kosovën dhe Shqipërinë, por vetëm për luftën politike.
“Më duhet edhe njëherë t’u kujtoj se Shqipëria është pjesë e bashkësisë euroatlantike dhe ka fiks të njëjtën linjë të kësaj bashkësie, e cila bombardoi Serbinë dhe krijoi shtetin e Kosovës! Ne presim fjalën e KFOR-it që po heton rastin dhe i qëndrojmë de-eskalimit imediat”, shkruan Rama.
Kryeministri Edi Rama reagim në Twitter:
Kush thotë se po heshtim apo kush kërkon t’i hedhim benzinë zjarrit duke ngritur akuza ndërkohë që KFOR-i po investigon rastin, nuk do t’ia dijë as për Kosovën e as për Shqipërinë, po vetëm për luftën e stërhumbur politike me mua apo për politikën e luftës imagjinare me Serbinë
Prandaj më duhet edhe njëherë t’u kujtoj se Shqipëria është pjesë e bashkësisë euroatlantike dhe ka fiks të njëjtën linjë të kësaj bashkësie, e cila bombardoi Serbinë dhe krijoi shtetin e Kosovës! Ne presim fjalën e KFOR-it që po heton rastin dhe i qëndrojmë de-eskalimit imediat!\
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–