Sat, Apr 19, 2025

Bashkëpunimi Shqipëri-Serbi për Europianin, Ceferin: Tjetër provë se futbolli është mbi politikën

  • PublishedFebruary 25, 2025

Bashkëpunimi Shqipëri-Serbi për Europianin, Ceferin: Tjetër provë se futbolli është mbi politikën

Bashkëpunimi i Shqipërisë dhe Serbisë për organizimin e Europianit të të rinjve ka bërë bujë të madhe në Europë. Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin ka treguar këndvështrimin e tij për këtë çështje, në një intervistë për “Delo”.

“Nuk e mohoj se kam një dashuri të veçantë për të gjithë vendet e ish-Jugosllavisë. Por më vjen keq që në dekadat e fundit Ballkani ka qenë me të vërtetë i trishtë. Mendoj se deri më tani është gabuar nga liderët e këtyre vendeve, të cilët kanë biseduar me burokratët europianë, të cilët nuk dinë mentalitetin e banorëve të atyre trojeve.

Sa i përket këtij eventi më duhet të them se të dy qeveritë kanë mbështetur fort Federatat e vendeve respektive, të cilat shprehën dëshirën për të organizuar një event si Europiani për moshat deri në 21 vjeç. Kjo është një tjetër provë se futbolli është mbi politikën. Sporti është diçka e mirë”, tha Ceferin.

(J.S/)