Sat, Apr 19, 2025

Vllaznia mbush arkën për herën e dytë brenda sezonit, destinacion i ri për ish-lojtarin e Shpresave

  • PublishedFebruary 25, 2025

Vllaznia mbush arkën për herën e dytë brenda sezonit, destinacion i ri për ish-lojtarin e Shpresave

Geralb Smajli do e vazhdojë karrierën te Mlada Boleslav. Këto janë raportimet e fundit, që tregojnë se klubi i Ballkanit ka rënë dakord për largimin e mbrojtësit që transferoi nga Vllaznia.

Kuqeblutë fituan të ardhura në verë, ndërsa kjo është hera e dytë brenda sezonit që përfitojnë prej Smajlit.

Vllaznia kishte ruajtur përqindje nga kartoni i 22-vjeçarit, që më parë ishte pjesë e Shpresave. Në anën tjetër Ballkani mbush sërish arkën, pasi më parë kishte përfituar nga Emërllahu.

Pas Shqipërisë dhe Kosovës, Smajli është gati për eksperiencë të re.


AlbaniaWeb.net