“Qëllimi i Kosovës, zbatimi i ligjit”/ Adriatik Lapaj: Dikush po qesh sot në Beograd me përçarjen që bëhet mes të njëjtit komb. Lidershipi shqiptar…
Avokati Adriatik Lapaj në emisionin “Open” në “News24” foli për tensionet në veri të Kosovës dhe rrëmbimin e 3 policëve të Kosovës nga forcat serbe, ‘Kobra’.
Gjatë fjalës së tij, Lapaj u ndal edhe tek komunikimi i liderëve të Kosovës dhe Shqipërisë, duke thënë se komunikimi i Ramës dhe Kurtit duhet të ndryshojë. Sipas tij liderët duhet të ulen të bisedojnë pasi përçarja i shërben vetëm Beogradit.
Pjesë nga biseda në studio:
Ismail Tasholli, analist në Kosovë : Situata është shumë komplekse. Deklaratat janë kontradiktore në një periudhë kohore të shkurtër. Pra janë deklarata që thonë se veriu nuk ka qenë kurrë më i sigurt dhe gjithashtu deklarata që thonë ndërkombëtarët të ndërhyjnë.
Adriatik Lapaj: Viktimat jemi ne, duke kaluar vitet sikur po harrohet. Çfarë po ndodh në Kosovë? Kosova po synon të zbatojë ligjin dhe Kushtetutën. Ndërkombëtarët duhet të jenë të qartë. Ne këto 20 vite të arta i kemi çuar dëm, sepse do të duhet të ishte bërë më shumë. Nëse ne punët e shtëpisë tonë do t’i kishim bërë pa u qurravitur tek të tjerët, nuk do të guxonin ta bënin atë gjë. Mendoj që Republika e Shqipërisë dhe lidershipi jonë duhet të ketë parasysh se jemi pjesë të barabarta të të njëjtit komb. Çdokush që i sheh në raport varësie nuk i shërben kauzës kombëtarë. Historitë e daljes në tv s’më pëlqejnë në tv. Janë larg këto që të ulen të takohen. Dikush po qesh sot në Beograd me këtë përçarje që bëhet mes të njëjtit komb. Po mbytemi me një lug ujë, frikë s’duhet të kemi asnjë ne.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–