Pengu i Baxhos nuk është penalltia me Brazilin por Botërori 2002: E turpshme, duhej të shkoja edhe me një këmbë
Pengu i Baxhos nuk është penalltia me Brazilin por Botërori 2002: E turpshme, duhej të shkoja edhe me një këmbë
14 June, 2023
14 June, 2023
Kur kujton Roberto Baxhon, kujton padyshim një virtuoz të topit që dhuronte magji me klasin e tij, por kujton padyshim edhe penalltinë që ai humbi në finalen e Botërorit ndaj Brazilit në vitin 1994. E megjithatë, pengu i madh i “Bishtalecit” nuk është ai Botëror, por ai i viti 2002, në të cilin nuk mori pjesë.
“Do të duhej të shkoja edhe me një këmbë, për atë që kisha përfaqësuar për futbollin. Ajo ishte diçka e turpshme e cila për një mijë arsye vështirë se do të më kalojë”, janë fjalët e Baxhos në një intervistë për “Esquire”, duke kujtuar përjashtimin nga skuadra që i bëri Trapatoni në Botërorin që zhvillohej në Kore dhe Japoni.
Trajneri mendoi se Baxho nuk ishte rikuperuar nga dëmtimi i ligamentit krocat, edhe pse në 2 javët e fundit të kampionatit Baxho kishte shënuar 3 gola, duke treguar se ishte në formë.
“Kisha bërë tre Botërorë në një mënyrë, ai do të kishe qenë i katërti. Historia duhej të mbaronte ashtu. Ishte një tradhti që nuk, nuk.. Pastaj e gjithë Japonia do kishte bërë tifo për ne!
U ktheva nga dëmtimi për tre ndeshjet e fundit të kampionatit dhe isha në gjendje të jashtëzakonshme, më kujtohen testet që bëra në Bolonja dhe në fakt në 3 ndeshje shënova 3 gola dhe në total në atë kampionat realizova 11 gola në 11 ndeshje. Por mbi të gjitha mungonte një muaj deri në fillimin e Botërorit, mund të më grumbullonte dhe më pas të vlerësonte gjendjen. Por përkundrazi…”, kujtonte ish-sulmuesi i njohur italian.
PANORAMASPORT.AL