Vajza e kryeministrit të Ontarios martohet me një shqiptar, ambasadori ynë në Kanada ndan fotot nga ceremonia
E bija e kryeministrit të rajonit të Ontarios në Kanada, Doug Ford, Kyla, ka kurorëzuar martesën me një shtetas shqiptar të quajtur John ditën e sotme.
Lajmi është bërë i ditur nga ambasadori i Shqipërisë në Kanada, Ermal Muça, i cili ka lajmëruar ngjarjen përmes një postimi në rrjetet sociale.
Mësohet se në ceremoni kanë marrë pjesë edhe anëtarë të parlamentit dhe qeverisë së Ontarios.
“Jetë të lumtur dhe me trashëgime John & Kyla!
Me kënaqësi iu përgjigjëm ftesës për të ndarë me çiftin e ri dhe familjarët, lumturinë e tyre në ceremoninë e fejesës. Së bashku me Almën, iu përcollëm urimet më të përzemërta Kryeministrit të Ontarios, Doug Ford dhe zonjës së tij për vajzën e tyre, si edhe familjarëve për çiftin e ri.
Biseda miqësore me të pranishëm, ndër të cilët anëtarë të parlamentit dhe qeverisë së Ontarios”, shkroi ambasadori Muça në postimin e tij në Facebook.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–