NBA/ Të pandalshëm, Lakers skuadra e momentit, kalifornianët sigurojnë fitoren e 4 radhazi
Nëse ka një ekip që po bënë më shumë mirë se sa të tjera, ai është padyshim Los Angeles Lakers. Skuadra kaliforniane siguroi të 4 sukses radhazi pas suksesit 111-102 ndaj Minesotës. Në fakt nuk është çudi që kjo skuadër tashmë po gëzon një formë shumë të mirë, që pas ardhjes në skuadër të “yllit” slloven Luka Donçiç.
LeBron James me 33 pikë e 17 rebound, Reaves me 23 pikë e Doncic me 21 pikë bënë diferencën në fushë për kalinfornianët.
Jashtë fushe siguroi suksesin edhet Golden State, që mundi 121-115 Orlando. Mbrëmje magjike për Stepkten Curry, autor i 56 pikëve, me 12 gjuajtje të sakta nga distanca.
Ekipi i Dallas, falë 25 pikëve të Kyrie Irving, mundi 103-96 Charlotte, Irving ishte më i dalluari në parket për teksanët, teksa arriti të realizojë 25 pikë, të marrë 9 topa në tabelë e të dhurojë 5 assist.
Sukses shumë i rëndësishëm edhe për Milwaukee Bucks që fitoi 121-112 ndeshjen ndaj Denver, në një duel mes dy ekipeve pretendente për titull. Antetokounmpo me 28 pikë e 19 rebound ishte lider për Bucks, duke i bërë të pavlefshme 32 pikët e Jokic.