Do mbahet gara Primareve në PD në 1 Mars! Këlliçi publikon fletën e votimit për qarkun Tiranë, ja vendet ku do të zhvillohen zgjedhjet
Nesër, 1 mars, do të zhvillohet gara e primareve në PD, përmes së cilës do të caktohen deputetët e PD-së që do të garojnë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Belind Këlliçi ka bërë një njoftim lidhur me vende e votimit për qarkun Tiranë, ndërsa ka publikuar fletën e votimit për qarkun e Tiranës.

Postimi i plotë
Nesër, më 1 Mars 2025, zhvillohen primaret për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike për qarkun e Tiranës, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit 2025.
Ora: 08:00 – 18:00
Vendet e votimit:
Tirana 1 – Shkolla “Ali Demi”
Tirana 2 – Selia Qëndrore e PDSH
Tirana 3 – Selia e Degës, zona e Xhamllikut, pas
karburantit Ifuel
Tirana 4 – Selia e Degës, “Kompleksi Orion”, Rr. “Faruk
Begolli”
Tirana 5 – Selia Degës, Kompleksi “Kika”
Tirana 6 – Selia e Degës, Kombinat
Tirana 7 – Selia e Degës, Rr. “Muhamet Gjollesha”,
Godina përballë “Hotel Mondial”
Tirana 8 – Selia e Degës, Rr. “Xhemal Tafaj”, Lagjja te
Selvia, Rruga e “Saraçëve”
Tirana 9 – Selia e Degës, Bulevardi i Ri
Tirana 10 – Selia e Degës, Rr. “Bogdanëve”
Tirana 11 – Selia e Degës, Rr. “Egnatia”, sipër KMY, kati
2
Tirana 12 – “Bar Restorant Indriti”, Rruga: “Sulejman
Pashë Bargjini”, Mullet, Nj. Adm Petrelë
Tirana 13 – Zyra e Degës, Yrshek
Tirana 14 – Zyra e Degës, Qesarakë, Dajt
Tirana 15 – Zyra e Degës, Lokali i Besnik Kodrës, Pezë
Helmës
Tirana 16 – Selia Degës, zona e Astir
Kamëz – Selia e Degës, në qendër të Kamzës
Kavajë – Tek kinemaja, në qendër
Vorë – Vorë, Hotel Kontinental, kati 1, hyrja nga pas
Rrogozhinë – Rr. “Stacioni i Trenit”, tek kinemaja
Mënyra e votimit: Një anëtar, një votë.
Kandidatët: Në fletën e votimit do të gjeni të gjithë kandidatët e qarkut Tiranë (Tiranë, Kamëz, Kavajë, Vorë, Rrogozhinë).
Çdo anëtar ka të drejtë të votojë vetëm një kandidat.
Ftoj të gjithë anëtarët e PD-së në qarkun Tiranë të marrin pjesë dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.
✅ Kontributi juaj është thelbësor për një proces të drejtë, transparent dhe demokratik.
vijon…