Sat, Mar 1, 2025

Epokë e re muzikore! Këngëtarja e njohur rikthehet pas dy vitesh mungesë

  • PublishedFebruary 28, 2025

Epokë e re muzikore! Këngëtarja e njohur rikthehet pas dy vitesh mungesë

Lizzo ka publikuar këngën e saj të parë pas dy vitesh, “Love In Real Life”, duke shënuar nisjen e një epoke të re muzikore.

Kënga është pjesë e albumit të ardhshëm me të njëjtin emër dhe u shoqërua me një videoklip artistik, ku këngëtarja përballet me një atmosferë misterioze dhe kërcimtarë të frikshëm, përpara se të bashkohet me ta në një valle energjike.

Ky rikthim vjen pas një periudhe të vështirë për Lizzo-n, e cila u përball me akuza për ngacmim seksual nga ish-kërcimtarët e saj. Megjithatë, një gjyqtar e hoqi emrin e saj nga padia, duke i hapur rrugën për t’u përqendruar në muzikën e saj. Për të promovuar projektin, Lizzo do të mbajë tre koncerte në mars, me shitjen e biletave që nis më 5 mars.